Bllokohet aksi rrugor Tropojë-Pukë

Rrëshqitje dherash në rrugën Tropojë-Pukë. Rrëshqitjet janë regjistruar pranë urës së Drinit.
60 automjete qëndrojnë të bllokuara në të dyja anët e urës që lidh Tropojën me pjesën tjetër të vendit.
Policia nuk lejon kalimin e automjeteve për në pjesën tjetër. Ura nuk ka probleme, por ka pasur bllokime në rrugë. Kjo rrugë vazhdon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme, lajmi i cili është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Transporteve.