E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet anija në Francë, marinarët shqiptarë prej muajsh pa paga

anije-franceFrancë- Një anije me ekuipazh shqiptar është bllokuar në Francë. River King me flamur të Belizesë prej një muaji është bllokuar në veri-perëndim të vendit evropian në zonën e Granville-s.

Mediat e huaja raportojnë se anija e cila kishte destinacion Britaninë e Madhe në fillim të qershorit është futur në ujërat franceze dhe më 15 maj është bllokuar për mangësi të sigurisë detare.

Sipas raporteve rezultoi se nga kontrolli ka rezultuar se anija River King nuk plotëson asnjë prej standarteve evropiane mbi mbrojtjen e mjedisit dhe sigurisë së njerëzve.

Autoritetet franceze thanë se është hera e tretë që anija me ekuipazh shqiptar bllokohet këtë vit. Anija është përfshirë në listën e zezë të sigurisë detare e nuk ka të drejtë të shkojë në portet evropiane për të paktën një vit.

Anija mësohet se i përket kompanisë greke “Ionian Marine Shipping” dhe ishte nisur për në Britani me një ngarkesë inertesh.

Shqetësim për autoritetet franceze dhe shoqatat mjedisore detare ishte situata e marinarëve shqiptarë, të cilët nuk kanë një kontratë të rregullt pune dhe kanë paga minimale.

Mediat në Francë shkruajnë se Shoqata “Mor Glaz” e cilëson anijen “River King” si një anije-mbeturinë për shkak të gjendjes së saj. Ajo ka apeluar për fatin e marinarëve shqiptarë, duke kërkuar një zgjidhje sociale sa më të shpejtë.

Ndërkohë firma greke rezulton se i detyrohet 4 marinarëve shqiptarë afro 60 mijë dollarë paga të padhëna. Mësohet se së shpejti të katërt antarët e ekuipazhit do të kthehen pranë familjeve të tyre.

“River King” është ndërtuar në vitin 1984 në Mbretërinë e Bashkuar. Deri në janar të vitit 2012 anija mbante emrin River leader, ndërsa më parë emrat Lark dhe Hoo Laurel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›