Rama: Ja si Shkodra do të shpëtojë nga përmbytjet. Vota për ne, punësim
Shkodër- Edi Rama u ndal me skuadrën e tij të Rilindjes në Gur të Zi të Shkodrës, nga ku i kërkoi voton banorëve për të mbështetur PS-në në rrugën drejt nxjerrjës së vendit nga mjerimi e Shkodrën nga përmbytjet e vit pas vitshme.
Parazit që i kanë pirë gjakun këtij vendiËshtë se paratë e gjeneruara nga kjo pasuri e përbashkët që quhet Shqipëri kanë shkuar në një grusht njerëzish që më 23 qershor do të marrin ndëshkimin nga ky popull. PD-ja sot është një parti familjareKomunizmi nëse jeton sot jeton në kokën e Saliut në asnjë vend tjetër. Votën akoma këtu ka shumë njerëz që e kanë për të maerë në punë,-tha Rama.
Kryesocialisti fajësoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për ndalimin e përmbytjeve në Shkodër dhe tha se fondet janë vjedhur.
Kanë premtuar se përmbytja e madhekjo ndodh një herë në 100 vjet, por na u bë pesë herë në vitThotë se do tjua lekët në dorë për përmbytjen. Janë bërë shumë se sdi për cilën nga ato e ka fjalën,-tha Rama.
Përmbytjet vijnë nga një rrënim i përgjithshëm. Vijnë nga shkatërrimi i të gjithë sistemeve të hidrovoreve, shkatërrimi i pyejve, pjellë e një modeli zhvillimi arbitrar. Që ka stimul: Hajde të marrim ça të marrimtja fusim sot pyejeve me sopatë se nesër me kismet Zotit, hajde gërryjmë lumejtë, hajde ndërtojmë ku të mundemipo vjedhim këto tenderaKjo është hakmarrja e natyres ndaj robit. Se natyra ka ekuilibraNuk shpikim zgjidhje. Mjafton të kesh sy për të parë e durim për të mësuar e zgjidhjet e duhura. Do bëjmë projektin e detajuar e do ta zgjidhim këtë gjë se sa herë të bjerë shi nuk është normale të përmbyten njerëzitI ka harxhu lekët për ujëujë ska sepse lekët janë vjedhur,-tha Rama.
Kreu i PS-së shtoi se vota për PS-në është vota për punësimin. Me votën për ne ju do të merrni punëUji do të jetë problemi ynë i përditshëm. Sdo gjejmë paqe derisa të garantojmë ujin e pijshëm dhe për të pirë për çdo metër katrorë tokë në Shqipëri,-tha Rama.
Shefi i socialistëve premtoi se hjëja që do të bëjnë sapo të vijnë në pushtet është ulja me 35% e çmimit të naftës, kostove duke lehtësuar barrën fiskale mbi fermerët shqiptarë. Ndërkohë Rama tha se ndihet krenarë për sipërmarrësit e PS-së, të cilët sipas Ramës s’kanë marrë asgjë nga partia por vetëm kanë kontribuar.