E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë gjirokastrite tërheqin turistët me artin e objekteve të ricikluara

gjirokaster_mire_se_vini_neGjirokastër- Gratë gjirokastrite kanë zgjedhur të tërheqin turistët e këti sezoni edhe me një formë arti të mrekullueshëm, duke krijuar veshje dhe një numër objektesh të tjera me materiale të riciklueshme.

Duart e arta të grave të Qendrës së Artizanatit në këtë qytet, janë duke prezantuar për herë të parë veprat e tyre, pas një procesi riciklimi të këllëfëve të vjetër jastëkësh, mbulesave të tavolinave, perdeve me qëndisje, për ti shndërruar në bluza, funde apo jelekë.

Produktet e prodhura pas riciklimit serviren së bashku me historikun e tyre në tregun e suvenirëve. Disa prej materialeve që përdoren si lëndë e parë e kanë kryer një funksion ndoshta për 60 apo 70 vjet.

Qendra më parë e ishte nisur iniciativën e të bërit turizëm me materiale të riciklueshme duke përdorur qese plastmasi për të prodhuar çanta, objekte dekori dhe suvenirë të vegjël. Këtë vit gama e lëndëve të para është mjaft më e gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›