E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet fitorja e kandidatit shqiptar në Strugë

Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur sot që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës, ku doli fitues kandidati shqiptarë, Ziadin Sela.

Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 qendra votimi, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullsi, njofton ina. 

Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar, Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas, Vladimir Koçoski. Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues. Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›