Britania “e shqetësuar” për 27 vende

Zyra e Jashtme e Britanisë ka lëshuar Raportin për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në vitin 2012, i cili shpreh "shqetësime të mëdha" për 27 vende.
Raporti i bën thirrje Afganistanit të rrisë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve dhe minoriteteve, si dhe të mbajë zgjedhje të drejta legjislative më 2014.
Në lidhje me Bjellorusinë, ai shpreh shqetësime për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjet e padrejta.Raporti vë në pah se Qeveria e Iranit përdor “kërcënimet dhe arrestimet arbitrare si mjete të shtypjes dhe kontrollit”.
Iraku përmendet për “korrupsionin endemik” dhe “rritje dramatike” të dënimeve me vdekje.Raporti po ashtu thekson problemet me zgjedhjet legjislative në Rusi në dhjetor të vitit 2011 dhe me zgjedhjet presidenciale më 2012.
Ai po ashtu vë në pah mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut në Trukmenistan dhe Uzbekistan./Indeksonline/