E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Ndërtim ndahet nga ai i ndërtimeve pa leje

Dokumentacioni për ndërtim duhet të tregojë lokacionin, natyrën dhe shtrirjen e ndërtimit. Dokumentet duhet të përgatiten në përputhje me të gjitha dokumentet e tjera, që përbëjnë në tërësi lejen e punës.

Kështu ndër të tjera u tha në debatin publik, ku është prezantuar kodi i ndërtimit e që ndër të tjera janë përfshirë lejet e ndërtimit, kategorizimi i punëve ndërtimore, si dhe ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje.

Arben Çitaku nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka thënë se Ligji për Ndërtim është ndarë veç nga ai i ndërtimeve pa leje, pasi që nuk është treguar efikas dhe duhet të jetë ligj në vete.

Në debatin publik janë shtruar çështje të ndryshme si ajo e inspektimit, pasi që sipas të pranishmëve nuk është precizuar me kod dhe komunat nuk mund të përballojnë të gjitha inspektimet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›