Bllokohet gomonia, arrestohen 2 persona

Nga një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe strukturave Policore Italiane, është bërë i mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone rreth 9 m i gjatë, me tre motorë, si dhe arrestimi i dy shtetasve shqiptarë. Sipas burimeve të policisë janë arrestuar shtetasit Valentin Ndoj, 22 vjeç, nga Fushë Kruja dhe Arben Isufi, 29 vjeç nga Delvina. Policia thekson se mjeti lundrues është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orët e para të ditës së sotme teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe në drejtim të ishujve të Fanosit (Greqi).
"Menjëherë janë informuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe u morën masa dhe u përforcuan shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare. Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e delta Forcës, si dhe mjeti i Guardia di Finanzia Vlorë në bordin e të cilit është i dislokuar dhe një punonjës i Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje.Gjatë ndjekjes mjeti lundrues ka ndërruar kursin e lëvizjes duke iu drejtuar brigjeve Italiane" thuhet në deklaratën e policisë.
Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik lëndësh narkotike.