Zjarr në doganën e Zubin Potokut, plagoset një vajze
ZUBIN POTOK- Një zjarr që përfshiu disa objekte në pikën kufitare të Zubin Potokut ka shkaktuar plagosjen e një 21 vjecareje, punonjëse në doganë.
Agjencitë e lajmeve kosovare bëjnë të ditur se një zjarr është raportuar mëngjesin e sotëm në objektin e shoqatave të sigurimeve të Kosovës si dhe të një kontejneri për shërbime të shpedicionit, në pikën kufitare të portës 31, në Bërnjak, të Zubin Potokut.
Zjarrfikësit mundën të lokalizojnë vatrënd he të shuajnë flakët e zjarrit.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale në objektet shoqatës së sigurimeve dhe të shërbimeve të shpedicionit, ndërsa një punonjëse e shoqatës së sigurimeve, një 21 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, ka pësuar plgaë të lehta trupore.
Hetuesit kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, por ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)