E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, burri vret ish-gruan dhe vetëvritet


Vrasje e dyfishtë në Tiranë e cila ka precipituar me gjetjen e një sasie eksplozivi në vendin e ngjarjes dhe përfundimi i gjithë kësaj është çaktivizimi i lëndës dhe dërgimin në morg i dy viktimave. Sipas policisë së Tiranës, Koço Shyti 57 vjeç ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij, 49 vjeçaren Arjana Shyti dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në një kafe internet në afërsi të ish- kompleksit Dinamo në "Komunën e Parisit". 49 vjeçarja me origjinë nga Berati e cila banonte në Tiranë punonte si pastruese te kafe interneti dhe ka shkuar në mëngjes herët për ta pastruar, pas saj ka mbërritur edhe bashkëshorti i cili kishte një armë me vete të tipit Kallashnikov dhe një çantë sportive. Sipas policisë dyshohet se gjendja e rëndë psikike e 57 vjeçarit ka qenë shkaku që ai ka qëlluar bashkëshorten e tij, pasi kishin disa muaj që ishin divorcuar. Pas këtij veprimi ka qëlluar edhe veten ndërkohë që policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur në afërsi të dy trupa të pa jetë edhe një çantë sportive e cila ishte me lëndë eksplozive. Menjëherë është bërë evakuimi i zonës dhe ardhja e ekspertëve antieksplozive që kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës eksplozive dhe dërgimin e saj në laborator për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë sipas policisë mësohet se shkak për këtë vrasje të dyfishtë e çiftit me origjinë nga Berati ka qenë divorci si dhe gjendja e rëndë psikike e autorit të vrasjes Koço Shyti i cili më pas ka vrarë edhe veten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›