E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet kalimi në Kakavijë, shkak një defekt në kompjuterat e palës greke

Mëngjesi i së shtunës ka nisur me probleme në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se prej 1 orë e 30 minuta është bllokuar qarkullimi i mjeteve për shkak të një defekti në kompjuterat e palës greke.

Ndërprerja e punës në kufi ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve, ndërsa nuk ka informacion se kur puna në pikën kufitare kryesore lidhëse me Greqinë do të rinisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›