Bllokohet lotaria pa licence, hetim pronarit
KUCOVE- Sektori i Krimit Ekonomik ne Komisariatin e Kucoves ka bllokuar diten e djeshme nje aktivitet te paligjshem te lojerave te fatit, nderkohe qe eshte deklaruar nisja e hetimit ne gjendje te lire ndaj pronarit. Burime zyrtare bene me dije se i eshte vene kyci nje aktiviteti te palicensuar, lojerash fati ne lagjen "Tafil Skendo". Pas verifikimeve te kryera ne ambientet e lokalit nga ana e inspektoreve, ka rezultuar se aktiviteti me pronar Lefter Sh., ka qene i palicensuar. Menjehere eshte bere bllokimi i tij dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale te gjitha pajisjet si nje kompjuter, nje stabilizator, printer dhe materiale te tjera. Policia deklaroi gjithashtu nisjen e hetimeve ne gjendje te lire per pronarin Lefter Sh., i cili do te perballet me akuzen e "kryerjes se aktivitetit ne menyre te paligjshme", ndersa ai ka mohuar qe te kryente veprimtari te kundra ligjshme.
E.H.
E.H.