E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster/ Antiduhani, priten 30 gjobat e para

Inspektorati i Higjienes ne rrethin e Gjirokastres vazhdon vezhgimet dhe kontrollet ne lidhje me zbatimin e ligjit antiduhan nga subjektet e ndryshme. Sipas shefit te ketij Inspektorati, Spiro Nako, "gjate diteve te fundit jane ushtruar nje sere kontrollesh ne te gjitha lokalet, ne restorantet, ne baret, ne kafenete,ne diskoteka, ne mjete te transportit te udhetareve, ne shites ambulante duhanesh etj ne lidhje me zbatimin nga ana e tyre te ligjit antiduhan". Gjate ketyre kontrolleve inspektoret e higjienes kane gjobitur 30 subjekte te cilat u konstatuan ne shkelje te ketij ligji. Por rinisja e kontrolleve antiduhan ka ndeshur ne kundershtimin e pronareve te bareve dhe restoranteve.

B.K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›