BERAT/ Xhuveli kerkon kontrolle per mjedisin
Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka qene dje ne qytetin e Beratit ne nje takim pune per t'u njohur me aktivitetet qe ushtrohen ne kete qark dhe rrezikojne ndotjen e mjedisit. Gjate takimit te zhvilluar ne prefekture, ai ka terhequr vemendjen per te shtuar me shume kontrollet ne aktivitetet qe ndotin mjedisin, sic jane guroret, zona perreth uzines se baterive, zona naftembajtese ne Kucove, e nxjerrjes se gurit dekorativ ne Skrapar dhe shfrytezimi i lumenjve per inerte. "Drejtoria Rajonale e Mjedisit duhet te veproje per marrjen e masave nga ana e firmave qe kane efekte ndotese nga puna e tyre", tha Xhuveli. Ai inspektoi edhe nje prej zonave te pyllezuara.
E.H.
E.H.