E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKODER/ Akuza per heqjen e trenit te mesdites

Heqja e linjes hekurudhore Tirane-Shkoder gjate orarit te mesdites ka shkaktuar nje perplasje mes Drejtorise Rajonale ne qytetin verior dhe Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhave. Tonin Trupa, kreu i hekurudhave ne Shkoder, nuk ka nguruar qe te kritikoje drejtorine nga e cila eshte ne varesi, duke e quajtur edhe nje prej shkaqeve te mosrealizimit te te ardhurave per vitin 2008. "Heqja nga linja e trenit Tirane-Shkoder ne orarin e drekes na ka shkaktuar deme ekonomike sepse edhe fluksi kryesor i njerezve udhetonte ne trenin e drekes", u shpreh Trupa. Deklarata eshte bere gjate analizes vjetore te kesaj drejtorie.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›