Bllokohet makina në Tushemisht, ishte e vjedhur
Pogradec-Policia kufitare e doganës së Tushemishtit ka bllokuar një veturë tip Ford prodhimi i viteve të fundit me targa AD 35 71 D, e cila drejtohej nga shtetasi maqedonasVegim Koliqi.
Pas dyshimeve të policisë në dokumentacionin e makinës, ajo iu nënshtrua kontrollit në sistemin ASP në kompjuter dhe ka rezultuar si makinë e vjedhur. Lajmin e bëjnë të ditur burimet policore të doganës, të cilat kanë bllokuar mjetin.
Sipas policisë, mjeti do të futej në Shqipëri nga kjo doganë për qëllime trafikimi. Aktualisht drejtuesi i mjetit do të hetohet në gjendje të lirë.