E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonjë, vetëvaret në plevicë 79-vjeçari

Kolonjë-Në rrethana ende të panjohura një 79-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur pranë banesës së tij. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Qinam të rrethit të Kolonjës.

“Shtetasi 79-vjeçar, Haxhi Dilo ka mbërritur në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Ersekës dhe aktualisht është nën trajtimin intensiv të mjekëve”- thanë burimet policore.

Sipas informacioneve të policisë, Dilo kishte tentuar të vetëvarej në ambientet e plevicës së shtëpisë së tij, në një gjendje dëshpërimi dhe depresioni.

Mësohet se ai ka dashur t’i japë fund jetës, por ende nuk janë sqaruar shkaqet që e kanë shtyrë të ndërmerrke këtë akt ekstrem.

Por në momentet që po kryente aktin është ndërhyrë nga pjesëtarët e familjes, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë nisur në drejtim të spitalit ku dhe po kurohet nga bluzat e bardha në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se gjendja e tij është e rëndë, ndërkohë policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›