E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 3 kg marijuanë brenda gomës së automjetit

KAKAVIJE- 6 pako me 3 kg marijuanë e fshehur në gomën rezervë në bagazhin e një automjeti është zbuluar nga policia e Gjirokastrës gjatë një aksioni policor në Kakavije.  Droga vinte nga Saranda dhe kishte destinacion Greqinë.
Lënda narkotike ishte fshehur brenda gomës rezervë të një veture tip Nisan me traga greke YEB 3754 , që drejtohej nga shtetasi Arsen Dauti nga fshati Fterrë i Sarandës, por që jetonte dhe punonte si emigrant në Athinë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako me 500 gram secila dhe e mbështjellë me letër natriban. Drejtuesi i automjetit u arrestua nga policia.
(ns/shqiptaraj.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›