Pulla per 20 vjetorin e demokracise

Prej datës 22 mars 2012, Posta Shqiptare ka emetuar dhe hedhur në treg pullën dhe zarfin e ditës së parë për 20 vjetorin e fitores së demokracisë në Shqipëri.
“Emetimi i kësaj date në pullë vjen në respekt dhe nderim për një nga datat më të rëndësishme pas pavarësisë së Shqipërisë, 20 vjetorit të mendimit të lirë”, shprehet Drejtoresha e Shërbimit Postar, Pranvera Lalaj.
Në këtë ditë shërbimi postar në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare është kryer më këtë pullë postare duke e vlerësuar pullën si gur kilometrik të historisë së kombit.