E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nga SHBA mora mesazhin, 'Mos përsëritet kurrë viti 2011'

TIRANE – I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama foli për vizitën e tij në SHBA dhe takimet me zyrtarët amerikanë. Sipas kryesocialistit, SHBA pret që politika shqiptare të dëshmojë pjekuri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij. Presidenti i zgjedhur nga qeveria nuk është as figurë uniteti e as shprehje e pjekurisë së politikës.”- u shpreh Rama.

Në lidhje me presidentin e ri, shefi i opozitës tha se “Jozefina Topalli as që mund të konsiderohet si emër por as si pjesë e procesit. Ajo përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë siç përfaqëson çdo figurë nga Partia Demokratike”.

Sa i përket kandidaturës së mundshme të Fatos Nanos për president, Rama tha "më mbetet të përsëris atë që kam thënë. Fatos Nano nuk është kandidat i Partisë Socialiste, ka bërë zgjedhje për të ndërtuar një profil mbi palët pasi ka konsumuar karrierën e tij deri në krye të ekzekutivit dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus mes palëve për tu zgjedhur President i Republikës."

Ndër të tjera, shefi i opozitës akuzoi kryeministrin Berisha se u premton shqiptarëve politikë me duart të pastra, kur sipas tij është i zhytur në korruspion.

“Sot kjo qeveri i ka duart e zhytura deri rrëzë në batakun dhe llumin e korrupsionit. Ajo çka i ka mbetur është të thotë se djalli që njihni është në fund të fundit më i mirë se djalli që nuk njihni. Ne vërtet jemi të korruptuar por ata (opozita) janë edhe më keq. Kjo rëndon shumë dhe krijon një psikozë tek njerëzit e zhgënjyer nga politika”, - deklaroi Rama.

Sa i perket takimeve ne Departamentin Amerikan dhe kongresiste, Rama u shpreh se qendrimi tij dhe i te gjithe personave qe takoi, ishte qe viti 2011 nuk duhet te perseritet me ne asnje rrethane.
Rama theksoi se tek te gjitha takimet ne SHB prezantoi dhe bisedoi per Programin e PS, "Per nje Rilindje te Shqiperise", ku sipas kryesocialistit palet treguan interes dhe dhane sugjerime.
'Ishim tërësisht në një mendje që 2011 është një vit që nuk duhet të përsëritet në të gjithë kompleksitetin e saj. Është një vit që ka kushtuar shumë jetë njerëzish të pafajshëm, por edhe zhgënjim të thellë të qytetarëve shqiptarë ndaj votës e të partnerëve tek qeveria. Për këtë arsye, reforma zgjedhore, nga partnerët amerikanë, ashtu si ata europianë, shihet si një moment kyç, nga i cili duhet të jepet garanci popullit shqiptar se vota e tyre do të jetë e sigurt dhe që shprehja e vullnetit nuk do të cënohet si në të shkuarën'.

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›