Rama Linda gjysma ime me e mire

Ketyre pyetjeve iu pergjigj vete kryetari socialist Edi Rama ne Top Story ku ndodhej i ftuar bashke me bashkeshorten e tij te ardhshme.
Zoti Rama tha se Linda eshte gjysma e tij me e mire me te cilen bisedon dhe e degjon me vemendje gjithcka qe thote.
Linda eshte gjysma ime me e mire. Bisedojme per shume ceshtje dhe degjoj me vemendje cka Linda thote dhe nuk ka dyshim qe Linda eshte shume e dhene pas puneve te saj pas kerkimeve te saj dhe te jetes universitare dhe jam i bindur qe duke qene e distancuar nga arena e betejes se perditeshme politike do te jete nje mbeshtetje shume e mire dhe nje pike referimi per te mbetur ne ekuilibrin e domosdoshmerise per te marre vendime te atyperatyshme tha zoti Rama.
Nderkohe vete bashkeshortja e ardhshme e Edi Rames deklaroi publiksht se nuk do te luaje rol ne politiken shqiptare por se do te mbese nje mbeshtetje shpirterore per Edi Ramen.
Nuk do luaj rol ne politike absolutisht jo. Mendoj qe do jem nje mbeshtetje shpirterore e Edi Rames. Une besoj qe te jesh sot nje grua qe merresh me politke eshte sakrifice tejet e madhe te jesh grua prane politikes per shkak te bashkeshortit eshte nje detyre jo e lehte tejet e veshtire. Ajo qe une do te bej eshte se do te jem mbeshtetese e Edi Rames. Mendoj qe ne nje familje nje duhet te jete politikan tha zonja Linda Basha.
Deklarata e zonjes Basha u komentua me humor nga Rama i cili u shpreh se PS nuk ka vetem anetare por ka edhe dashamires dhe simpatizante.