ili Martesa stabilizon figuren e Rames

Martesa e kryetarit te PS-se Edi Rama me zonjen Linda Basha e ploteson dhe stabilizon figuren e tij. Keshtu eshte shprehur analisti Henri Cili i pyetur ne emisionin Top Story ne Top Channel.
Ai theksoi se e njeh personalisht zonjen Basha dhe e vlereson si nje profesioniste ne fushen e ekonomise.
E njoh personalisht ne ambjente pune. Zonja Basha misheron disa cilesi mjaft te cmuara per nje zonje ne karriere ne Shqiperi. E njoh si nje person diskret dhe megjithese eshte nje person publik shtypi nuk kishte asnje foto te saj ne diten qe doli lajmi. Cilesia e dyte eshte nje kompetence shume e larte ne fushen ku ajo eshte dhe ka demonstruar ne detyrat e larta qe ka pasur tha Cili.
Kjo martese e stabilizon dhe ploteson figuren e Edi Rames qe ka qene nje figure e diskutueshme dhe kontraversiale. Ne krahe te Edi Rames ajo ka per te qene nje keshiltare e vlefshme dhe stabilizatore ne kuadrin politik theksoi Cili.