Bllokohet pika kufitare 31

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, është bllokuar rruga magjistrale në drejtim të pikës kufitare 31, ku mbrëmë rreth orës 20:00 ka pasur shembje të dheut.
Shembja e dheut ka bllokuar rrugën në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut, në afërsi të Komunës së Zubin Potokut. Këtë e konfirmon zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti./rtk/Indeksonline/