E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot përurohen restaurimet në Kullën e Sali Manit

Në Komunën Bujanit, afër Bajram Currit, në Shqipëri, sot bëhet përurimi i Kullës së Sali Manit, ku është mbajtur Konferenca e Bujanit, në të cilën u proklamua e drejta e vetëvendosjes së popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.

Kjo kullë është restauruar nga fondet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë.

Ceremonia e përurimit të këtij objekti me rëndësi historike është paralajmëruar të nisë në orën 13:00 ./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›