E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia do të mbështesë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Norvegji. Gjatë kësaj vizite a pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit norvegjez. Në orët e paradites ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Kryeministri Thaçi ka potencuar pas takimit se ka marrë premtime nga diplomati norvegjez se shteti të cilin ai e përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ministri norvegjez, Brath Eide ka mirëpritur vizitën e kryeministrit duke thënë se do të ketë bashkëpunim bilateral mes dy shteteve. Kryeministri Thaçi gjatë ditës së sotme do të takohet me homologun e tij norvegjez, Jens Stoltenberg.

Ndërsa në përbërje të delegacionit kosovar është edhe zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi i cili do të mbajë njw ligjëratë me temën perspektiva evropiane e Kosovës. Përndryshe është hera e dytë që shefi i qeverisë së Kosovës viziton zyrtarisht Norvegjinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›