Dy aksidente te renda rrugore u marrin jeten dy personave
Dy aksidente u kanë marrë jetën dy personave në Gjirokastër.
Në aksin rrugor Çarshovë-Biovizhdë në Përmet, 35-vjeçari Gentian Hyseni, ka humbur jetën pasi kamioni me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit me targa Përmeti PR 0710 B, dhe duke lënë të plagosur Altin Hasanin, i cili po udhëtonte me kamion.
Sipas policisë, mendohet se shkak për aksidentin të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të mjetit.
Ndërkohë, që një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën Gjergji Shehu, 25-vjeç.
Makina me targa TR 582 U me të cilin udhëtonte 25-vjeçari, është përplasur me bordurat metalike të autostradës, dhe ka rezultuar fatale për të riun i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.