Bllokohet procesi i pastrimit në Gjirin e Meksikës
"British Petrolium", kompania përgjegjëse për katastrofën ekologjike në SHBA, ka bërë të ditur se është detyruar të ndërpresë operacionet në Gjirin e Meksikës për pastrimin e naftës. Autoritetet e lartë të kompanisë britanike pohuan se sistemi i thithjes është bllokuar gjatë natës të së shtunës për shkak të kushteve të këqija meteorologjike dhe duhet të rivihet në funksion gjatë ditës së dielë.
"British Petrolium" ka bërë të ditur se ndërprerja është bërë për shkak të një problemi me një pajisje teknike. Sistemi i pastrimit të naftës deri tani ka rekuperuar 24500 fuçi me naftë. Duke parë intensitetin e punës autoritetet e kompanisë së prodhimit të naftës pohuan se janë shumë optimistë për përfundimin sa më të shpejtë të proçesit të pastrimit të ujit që ndodhet në Gjirin e Meksikës. Mickey Fruge, një nga drejtuesit i
"British Petrolium" bëri të ditur se ky proces i madh pastrimi mund të përfundojë nga fundi i korrikut ose nga fillimi i muajit gusht. Nafta e kësaj kompanie ka dy muaj ose 60 ditë me radhë që po ndot me ritme alarmante habitatin e zonës ujore të Gjirit të Meksikës. Ditën e 20 prillit kur shpërtheu një nga rezervat kryesore të naftës, përveç derdhjes masive të naftës gjithashtu humbën jetën 11 punëtorë të kësaj kompanie.