Bllokohet rruga e Kombit

Qytetarë të cilët kanë udhëtuar sot në Rrugën e Kombit, Durrës-Kukës-Morinë, informojnë për shembje të dherave dhe bllokim të saj për gati një orë.
Në një lidhje telefonike për tv A1 Report, vdi Deda, shqiptar nga Kosova i cili është drejtues i një linje autobusi Kosovë- Shqipëri-Gjermani, tha se kishte rreth një orë që ishin bllokuar dhe nuk lëviznin.
Ka rrëshqitje dheu afër Repsit. Rruga është bllokuar në dy drejtime. Është mbledhur dheu dhe po presim mos të ndërhyjnë. Është një varg i madh makinash” - tregon Avni Deda i cili thotë se është i bllokuar për gati një orë./Indeksonline/