E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia prangosë hajnin aventurier

Hajni i veturave nuk e kishte friken se mos po e kapte policia për hajni. Ai gjatë lëvizjes me makinë bënte edhe aventura ne komunikacion. Por, dje nuk i doli si e kishte planifikuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë-kosovarë, pasi që i njëjti gjatë lëvizjes me veturë ka rrezikuar pjesmarrsit në trafik duke hapur derën si dhe nuk ka përfillur urdhrat e policisë që të ndalet.

“Policia ka konstatuar se vetura të cilën drejtonte i dyshuari ishte e vjedhur, si dhe ka gjetur edhe veturën e dytë të braktisur e cila ishte e lajmëruar si e vjedhur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15 e 45, në Rrugën Aziz Zhilivoda në Fushë Kosovë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›