Uji për fshatin Milevc

Komuna e Prishtinës së bashkë me ujësjellësin e kanë shpallur projektin për zgjidhjen e furnizimit me ujë për fshatin Milevc.
Pas shumë vonesave, më në fund ky problem për qytetarët e Milevcit dhe fshatrave tjera do pritet të zgjidhet. Këtë e ka konfirmuar ekzekutivi komunal. Ky projekt është komplementar me projektin madhor për sigurimin e furnizimit me ujë 24 orë për Komunën e Prishtinës përmes ndërtimit të fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit në gjithë qytetin”, ka thënë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti. /Indeksonline/