Bllokohet seria A, përplasje mes Ligës dhe lojtarëve
Unioni i Futbollistëve Italianë kërkojnë firmosjen e kontratave kolektive
Pas kampionatit spanjoll është Seria A italiane, e cila rrezikon të mos e zhvillojë javën e parë të sezonit të ri në program për t’u luajtur këtë fundjavë. Liga e Futbollit në vend ka refuzuar të firmosë kontratën kolektive të futbollistëve që luajnë në kampionatin me të rëndësishëm të futbollit në vend. Duke folur në konferencën për shtyp, pas dështimit të takimit mes përfaqësuesëve të lojtarëve dhe drejtuesëve të Ligës, presidenti i Unionit të Futbollistëve Italianë, Damiano Tomazi ka bërë të ditur se asnjë nga futbollistët nuk do të zbnresë në fushë pa u firmosur kontrata kolektive. 'Fatkeqësisht nuk arritëm të gjeninm një akord. Do të takohemi sërish dhe shpresoj që Liga dhe presidentët e klubeve të pranojnë këtë kontratë”, është shprehur ish-mesfushori i Romës dhe përfaqësueses italiane. 18 klube votuan kundër kësaj kontrate kolektive, ndërsa vetëm 2 të tjerë pranuan ta firmosnin atë. Si pasojë e kësaj, mediat italiane bëjnë të ditur se nisja e sezonit të ri të Serisë A përballet me një rrezik të madh, por nuk mohojnë arritjen e një marrëveshjeje në momentin e fundit. Gjithsesi, situata në futbollin italian është e ndryshme nga ajo e Primera Divison në Spanjë. Futbollistët spanjoll pretendojnë pagat e prapambetura që kapin shifrën 50 milionë euro, ndërsa ata italianë kanë kërkesa sa i përket kontratave që i mbajnë klubet.