E Diel, 1 Nëntor 2026

Blank grumbullon lojtarë, por: Franca nuk ka një lojtar-lider

SHKRUAN: Jeton Selimi 26-08-2011 13:32

Trajneri i skuadrës së Francës. Lorent Blank, nuk ka bërë shumë surpriza ditën e djeshme kur pulbikoi listën e lojtarëve që ka zgjedhur për të marrë ne vete në Shqipëri dhe Rumani, në kuadër të eliminatoreve të vlefshme për Euro 2012. Duke lënë mënjanë rikthimet e pritshme të Frank Riberi, Lorent Koshielni dhe Matjë Valbuena, grupi i Francës ka evoluar pak që pas mini-turneut në Europë dhe në Lindje dhe pas miqësores së zhvilluar në Monpelje përballë Kilit (1-1).

Përpara se të shkojë e të ndeshet me Shqipërinë më 2 shtator dhe Rumaninë katër ditë më pas, Lorent Blank ka vendosur që të luajë me kartën e stabilitetit, duke lënë jashtë të dëmtuarin Mamadu Sako, që i lë vendin Patris Evras, një tjetër lojtar që kthehet nga dëmtimi. Ndryshe nga herët e tjera, trajneri nuk ka thirrur 23 lojtarë, por 24, duke dashur që të kompesojë mungesën e Adil Ramis në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë për shkak kartonash. .

Përsa i përket te rikthimit të Frank Riberi dhe performancat e fundit jo të qëndrueshme të Samir Nasris me fanellën blu, Lorent Blank ka dashur që t’i afrojë të dy këta lojtarë për këtë fushatë që ai e cilëson “të rrezikshme”. “Ne presim shumë nga këta dy lojtarë sepse kanë mundësi që të bëjnë shumë. Janë lojtarë që mund të bëhen shumë të rëndësishëm. Frank e ka treguar këtë, Samir duhet ta shfaqë ende,” ka thënë trajneri që për momentin vlerëson se nuk ka asnjë “lojtar të madh” në gjendje që të udhëheqë grupin.

Grumbullohet Horo, lihet jashtë Gomis

“Duhet t’u japim kohë”, ka deklaruar Blank duke shtuar: “E gjithë kjo kërkon besim, na takon neve që të ndjhen mirë me grupin”. Në nivel mbrojtjeje, i privuar nga zinxhiri i tij qëndror i zakonshëm i përbërë nga Filip Mekses, i dëmtuar, dhe Adil Rami i pezulluar, Lorent Blank ka shpjeguar se detyra e tij nuk ka qenë shumë e lehtë. “Siç e kam thënë, është gjithnjë e vështirë bërja e një liste. Kjo ka qenë veçanërisht e vështirë sepse kemi shumë të dëmtuar në mbrojtje dhe veçanërisht në këtë sector”, ka thënë Blank duke dashur të justifikojë grumbullimin e lojtarit të Arsenalit, Lorent Koshielni. Në sulm trajneri ka vendosur gjithashtu t’i besojë vazhdimësisë duke ruajtur po ata lojtarë që ishin kundër Kilit, plus marsejezin Matjë Valbuena. Zgjedhja e tij për të mbajtur në ekip lojtarin parizien Guljem Horo, ndonëse ka bërë një start të keq të sezonit, i ka mbyllur dyer lojtarit të Lionit, Bafetimbi Gomis, që nuk është grumbulluar më me ekipin e Francës që prej vitit 2009. “Gomis ka bërë një nisje të mirë të kampionatit, por të mos harrojmë se sezonin e shkuar nuk ka qënë gjithmonë titullar te Lioni,” ka thënë Blank për të motivuar zgjedhjen e tij. Megjithatë, ai nuk ka ngurruar të shojë se lojtari i Lionit “ nuk është larg ekipit të Francës”.

Lista e Francës

Portierë:

Sedrik Karraso Bordo

Hugo Loris Lion

Stiv Mandada Marsejë

Mbrojtës:

Erik Abidal Barcelona

Patris Evra Man UTD

Junes Kabul Totenhem

Lorent Koshielni Arsenal

Adil Rami Valencia

Antoni Revejer Lion

Bakari Sanja Arsenal

Mbrojtës:

Johan Kabaje Njukastëll

Alu Diarra Marsejë

Jan M’Vila Renë

Florent Maluda Çelsi

Marvin Martin Sosho

Bles Matudi PSG

Samir Nasri Man Siti

Matjë Valbuena Marsejë

Sulmuesë:

Karim Benzema Real Madrid

Kevin Gamiero PSG

Guljem Horo PSG

Zheremi Menez PSG

Loik Remi Marsejë

Frank Riberi Bajern Mynih

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›