Koates: Preferoj Liverpulin para Sitit
Sebastian Koates ka konfirmuar se do të preferonte transferimin në Liverpuli në vend të Mançester Sitit. Të dyja klubet nga Premierliga kanë paraqitur oferta për qendërmbrojtësin uruguajan, i cili aktualisht luan në vendlindjen e tij te Nacional. “Preferoj Liverpulin para Mançester Sitit, por duhet të shoh ofertat e tyre dhe t’i krahasoj ato. Të kem ndihmën e Luiz Suares do të ishte shumë e rëndësishme. Do të shkoj në Angli, tani mungojnë vetëm disa detaje”, tha Koates për të përditshmen uruguaiane Ovacion.