Bllokohet shitja e gazit në të gjithë vendin
Bllokohet tregëtimi gazit për industritë dhe familjarët në të gjithë vendin. Kryetari i Shoqatës së gazit Ilir Brokaj në një konferencë për shtyp deklaroi se ky vendim është marrë në shenjë proteste për bllokimin abuziv të Petroliferës në Vlorë prej Drejtorisë së Tatimeve që prej 3 janarit. Ky institucion kërkon vendosjen e kasave fiskale por sipas shoqatës së gazit kjo nuk është e lejuar teknikisht. Sipas Brokaj, Drejtori i Tatimeve Gazmir Spahija po vepron në mënyrë abusive dhe për këtë ndaj tij do të ngrihet edhe një kallëzim penal.
Ndërkohë që rritjen e çmimit të gazit dhe të karburanteve Brokaj e justifikon me bllokimin e Petroliferës.
Sipas anëtarëve të shoqatës Petrolifera shërben vetëm si pikë magazinimi për mallrat e të tjerëve dhe për këtë nuk mund të lëshojnë kupona tatimorë vetëm për të përcjellë mallra personave të tretë. Brokaj i bëri thirrje qeverisë që të nisin diskutimet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.