Bllokojnë rrugën për shkak të rrymës

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 20:38
Banorët e “Kodrës së Trimave” kanë bllokuar të dielën rrugën në këtë lagje për 40 minuta, në shenjë proteste ndaj reduktimeve të energjisë elektrike nga ana e KEK-ut.
Ata kanë thënë se KEK-u qëllimisht është duke diskriminuar këtë lagje, për shkak se kanë votuar për LDK-në.
Protestuesve iu ishte bashkëngjitur edhe deputeti Haki Demolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Protestuesit kanë paralajmëruar protestë të ngjashme për ditën e mërkurë.