Kosova befason Trepçën
Kosova e ka bërë befasinë më të madhe të xhiros së 27-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Vushtrriasit e kanë mposhtur të shtunën Trepçën me 5 pikë avantazh, 91:86.
Ashtu siç pritej, Kolegji EuroSport e mposhti pa vështirësi Mitrovicën, kurse Sigal Prishtina nuk hasi në ndonjë problem ndaj Pejës. Bardhekaltrit e ‘gozhduan’ kështu pozitën e parë në tabelë, një xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt. Ndeshja ndërmjet Bambit dhe Bashkimit do të zhvillohet të mërkurën, nga ora 14:00.
BKT Superliga – xhiroja e 27-të
Rezultatet
K. EuroSport – Mitrovica 82:74
Kosova – Trepça91:86
Sigal Prishtina – Peja87:65
Bambi – Bashkimi(të mërkurën)
TabelaNd.Pi
1. Sigal Prishtina2650
2. Peja27 48
3. Bambi 2545
4. Trepça 2538
5. Kolegji EuroSport2737
6. Kosova 2735
7. Bashkimi 2634
8. Mitrovica 2726