Blloku i pallateve pranë ATSH, pa drita
Blloku i pallateve pranë ATSH ka mbetur pa drita. Banorët e kësaj zone, po përballen me mosfurnizimin me energji elektrike prej mesditës, ndërsa zërin e tyre nuk e ka dëgjuar askush.
Ende nuk dihet se kush është shkaku i ndërprerjes, por banorët janë ankuar në “Ora News”, për të marrë një përgjigje, pasi mbeten 150 familje të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga autoritet. Energjia ka bërë që të ndërpritet puna në shumë biznese. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nuk ka dhënë një njoftim për ndërprerje energjie.