E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian nuk komenton raportin e Martyt

Komisioni Evropian ka refuzuar të komentojë akuzat në llogari të kryeministrit Hashim Thaçit se ka qenë i përfshirë në tregtinë me organe njerëzore në Kosovë, të cilat janë bërë nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marty.

"Është fjala për një raport të Këshillit të Evropës. Nuk di asgjë më tepër. Nuk kam biseduar me qeverinë kosovare dhe nuk dëshiroj të komentoj”, u ka thënë gazetarëve eurokomisionerja për punët e brendshme, Sesilja Mastrom.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›