E Diel, 1 Nëntor 2026

Blofi i ligjit, gjyqtarët kanë imunitet, nuk mund të hetohen

Sokol Çobo

Detaje

Vendimet - Kushtetuta: Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore

Procedimet - Ligji i pushtetit gjyqësor: Autorizimi për fillimin e procedimit penal bëhet me miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Ndryshimet - Tashmë do të duhet që të ndryshohet edhe ky ligj, apo edhe aktet e tjera nënligjore, me qëllim që ligji i imuniteteve të zbatohet

Problematika - Prokuroria ka hasur probleme me ligjin për imunitetet, pasi nuk mund të hetojë apo procedojë një gjyqtar, pa marrë leje tek KLD

U ndryshua Kushtetuta, por jo ligji i pushtetit gjyqësor: Për hetimin pyetet KLD-ja

Sokol Çobo

prokuroria-e-pergjithshmeGjyqtarët kanë imunitet. Ata nuk mund të hetohen pa marrë më parë miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Veprimet e kryera pa marrë leje, konsiderohen antiligjore, megjithëse Kuvendi miratoi ligjin e famshëm të heqjes së imuniteteve. Por, zbatimi i tij në terren duket se ka hasur problematikat e para, pasi prokuroria nuk mund të kryejë asnjë procedurë për togat e zeza, vetëm nëse i arreston në flagrancë, gjatë kryerjes së ndonjë krimi. Arrestimet në flagrancë bëhen vetëm për individë të rrezikshëm, që bëjnë pjesë në organizata kriminale apo për trafik droge e vrasje. Në rastin konkret, gjyqtarët, edhe nëse mund të bëjnë korrupsion, ai do kohë të hetohet. Me ligjet aktuale, ata janë të paprekshëm. Dispozitat ligjore në fuqi u japin mburojën e duhur ligjore, megjithëse ligjvënësit në vend u zotuan që, ligji për heqjen e imuniteteve është shumë i mirë. Madje, ai u votua në unanimitet. Pas disa javësh zbatim, prokuroria thotë se ka hasur në shumë parregullsi. Më herët, akuza tha se gjyqtarët kanë imunitet në vendimet që japin, ndërsa tashmë, është zbuluar se në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor, përcaktohet qartë mënyra e hetimeve të tyre.

 

Ligji i gjyqësorit

Kush mendonte se tashmë gjyqtarët do të hetoheshin si gjithë të tjerët, ka gabuar rëndë. Megjithëse u miratua një ligj i ri për kufizimin e imunitetit, ai gëzohet plotësisht tek togat e zeza. Në ligjin e vitit 2008, që mban numrin 9877, për organizimin e pushtetit gjyqësor, në një nen, pikërisht në të 29-in, përcaktohet edhe përgjegjësia penale e gjyqtarit. Autorizimi për

fillimin e procedimit penal bëhet me miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtari mund të ndalohet ose arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë… thuhet në këtë nen, i cili duket se bie ndesh me Kushtetutën, e cila është ndryshuar kohët e fundit. Megjithatë, për prokurorinë, e cila është ndeshur me hetime ndaj gjyqtarëve, është shumë e vështirë të hetosh një gjyqtar, pasi më parë duhet të ndryshojë ky ligj. Kemi hasur problematika me ligjin për imunitetet. Megjithëse janë bërë ndryshime kushtetuese, ende nuk është ndryshuar ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor, apo Kodi i Procedurës Penale. Me një ngërç të tillë, është shumë e vështirë të mbledhësh prova për një gjyqtar, pasi ato mund të zerohen gjatë proceseve gjyqësore, thanë burimet nga akuza.

 

Kushtetuta

Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2012 kanë hequr pjesën e imunitetit për gjyqtarët. Sipas tyre, imunitet ka gjyqtari i Gjykatës së Lartë, për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mund të arrestohet apo ti hiqet liria në çfarëdo forme, apo ti ushtrohet kontroll banese, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm nëse është duke kryer një krim. Për gjyqtarët e tjerë, neni 137 i Kushtetutës përcakton se gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore. Sipas tyre, gjyqtari nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili mund të vendosë për heqjen e masës. Pra, duke parë ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor dhe Kushtetutën, duken se janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Tashmë, do të duhet që të ndryshohet edhe ky ligj, apo edhe aktet e tjera nënligjore, me qëllim që implementimi i ligjit për heqjen e imunitetit të zbatohet plotësisht.

Imuniteti për vendimet

Disa javë më parë, Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës hasi probleme për një rast konkret, ai i hetimit të një gjyqtareje të Tiranës, Teuta Hoxha. Vepra penale e saj ka ndodhur pasi është miratuar ligji i ri dhe ajo është objekt i këtij ligji. Mirëpo hetuesit, pasi kanë parë mirë ligjin, dolën në konkluzionin se ajo gëzon imunitet. Në ligjin e ri, thuhet se gjyqtari ka imunitet në vendimet që jep. Pra, akuza pretendon se kjo gjyqtare ka pranuar në gjykim disa akte të falsifikuara, ndërsa mbi bazën e këtyre dokumenteve ka dhënë vendimin. Hetuesit thonë se gjyqtarja Hoxha ka pasur dijeni për falsitetin dhe i ka pranuar. Por, ajo është shprehur me një vendim gjyqësor, dhe si rrjedhim, ajo ka imunitet. Për këtë arsye, akuza qendrore i kërkon KLD-së ti heqë imunitetin dhe ta hetojë pa asnjë pengesë. Kërkesa është depozituar disa javë më parë në Këshill dhe burimet pohojnë se çështja e gjyqtares Hoxha është diskutuar në mbledhjen e fundit. Nga sa mësohet anëtarët e KLD-së kanë qenë të ndarë nëse do ta pranonin kërkesën e akuzës, pasi në këtë mënyrë do tu hapnin rrugën shumë precedentëve. Ata, anëtarët, shumica e të cilëve janë vetë gjyqtarë, nuk dëshirojnë që vendimet e tyre të jenë objekt hetimesh nga Prokuroria, pasi në këtë mënyrë do të kishte shumë procedime penale. Për të ndaluar një vendim të tillë, KLD-ja ka shtyrë këtë vendimmarrje, ndërsa mësohet se kërkesën e prokurorisë do ta pranojnë pjesërisht. Duket se gjyqësori nuk dëshiron që të hetohet, në një kohë që mazhoranca aktuale këmbënguli që çdo politikan dhe gjyqtar të jenë të barabartë para ligjit.

Kushtetuta

Neni 137

(ndryshuar me ligjin nr. 88/2012)

1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij.

2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mund të arrestohet apo ti hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.

3. Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore.

4. Gjyqtari nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›