Kinë, mishin e minjve e shisnin për mish qengji!
Shangai– Policia kineze ka shkatërruar një zinxhir kriminal i cili shiste mish të minjve të mëdhenj dhe të dhelprave si mish qengji, gjë që paraqet skandalin më të ri sa i përket sigurisë së ushqimit në këtë vend, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.
Ministria për siguri publike e Kinës ka publikuar rezultatet e hetimit tremujor ndaj shkelësve të ligjit në fushën e ushqimit, duke theksuar se autoritetet kanë hetuar në mbi 380 raste të tilla dhe kanë arrestuar 940 persona të dyshuar.
Në mesin e të arrestuarve janë 63 perona, të cilët kanë administruar punët në Shangai dhe në qytetin bregdetar Vusia. Ata kishin blerë mish të dhelprave, minjve të mëdhenj dhe kafshëve të tjera, që nuk ishte i atestuar për cilësi, pastaj e përpunonin dhe i shtonin aditiva, dhe në fund e shisnin si mish qengji. Ky mish përfundonte në tregjet bujqësor në provincën Xhengsu dhe në Shangai, transmeton AP.
Gjykata supreme e Kinës sot ka dhënë udhëzime me të cilat kërkon dënime më të ashpra për prodhimin dhe shitjen e produkteve të pasigurta bujqësore, si përgjigje ndaj skandaleve me ushqime që kanë tmerruar opinionin kinez.
(e.m/koha/BalkanWeb)