E majta merr kontrollin e këshillit bashkiak, Basha tenton ta mbajë me forcë
Anëtarët e mazhorancës shkarkojnë Njazi Kosovrastin dhe emërojnë Aldrin Dalipin. Bashkia: Kallëzim penal për këshilltarët
Basha mban me forcë këshillin bashkiak, mohon mbledhjen, nuk pranon vendimet
Lorina Mixha
Anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës, dje në drekë, pas më shumë se pesë orësh kanë arritur të zbatojnë rendin e ditës për të cilën u thërrit mbledhja. Me 31 vota kanë shkarkuar ish-kreun e këshillit bashkiak, Njazi Kosovrasti, ndërkohë që kanë emëruar kreun e ri të parlamentit vendor të Tiranës, Aldrin Dalipin.
Votimi, procedurat dhe të gjithë elementët e legjitimitetit janë respektuar për të kaluar dokumentacionin më pas në protokoll.
Kreu i ri i këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi, pas marrjes së postit ka ftuar kreun e bashkisë Lulzim Basha për të mbledhur këshillin bashkiak brenda një kohe të shkurtër. Dalipi ka deklaruar se është i hapur për bashkëpunim. Por në mbledhjen e thërritur prej më shumë se tri javësh nga një e treta e anëtarëve të këshillit bashkiak, nuk ka qenë i pranishëm as kryetari i bashkisë Lulzim Basha dhe as nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku.
Po ashtu, kryetari i shkarkuar Njazi Kosovasti ka deklaruar për median: Nuk e di çfarë ka ndodhur, isha në KQZ. Ta marr vesh çka ndodhur dhe bisedojmë.
Ndërkohë që gjatë kohës së mbledhjes së këshillit, kryebashkiaku ndodhej në një takim, ku prezantonte vendosjen e internetit në disa rrugë kryesore të Tiranës dhe në Qytetin Studenti.
Këshilli bashkiak është mbledhur dhe ka miratuar dy vendimet kryesore, duke bërë ndryshimin e pritur në qeverisjen vendore, pas prishjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tanimë anëtarët e forcave politike të majta përbëjnë mazhorancën në këshillin bashkiak, duke pasur në dorë vendimmarrjen në qeverisjen vendore të kryeqytetit.
Tri javë më parë, një e treta e këshillit bashkiak firmosi peticionin ku kërkonin mbledhjen e këshillit bashkiak. Afatet e vendosura prej tyre nuk u respektuan nga përfaqësues të bashkisë, kështu që një javë më parë, ata bënë një kërkesë të dytë për mbledhje të jashtëzakonshme.
Dje, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se administratori i institucionit nuk ishte në dijeni dhe nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për mbledhjen e këshillit bashkiak.
Pas ndryshimeve të votuara në paradhomën e sallës së këshillit bashkiak, bashkia e kryeqytetit ka njoftuar zyrtarisht se dje nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e këshillit dhe se anëtarët e mazhorancës së re kanë dhunuar institucionin e bashkisë dhe për këtë do të depozitohet kallëzim penal.
Bashkia Tiranë njoftoi që dje opinionin publik se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ditën e sotme. Bashkia e Tiranës dënon dhunën e përdorur sot nga disa këshilltarë, ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjitha veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik. Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës të distancohen nga veprime të paligjshme dhe të dhunshme ndaj institucionit të Bashkisë dhe siguron Këshillin Bashkiak dhe qytetarët e Tiranës se përgjegjësit e veprimeve të sotme antiligjore dhe të dhunshme do të përballen me pasojat ligjore, thuhet në njoftim.
Më datë 14 prill, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një e treta e tyre, paraqitën kërkesën pranë sekretarisë së këshillit bashkiak për të mbledhur institucionin brenda dhjetë ditëve. Pasi u kalua ky afat dhe titullarët e institucioneve nuk dhanë asnjë përgjigje, një javë më parë mazhoranca e këshillit kërkoi edhe një herë zyrtarisht mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit për shkak të prishjes së balancave dhe nevojës për një ristrukturim, pas zhvillimeve të fundit politike.
Sakaq, legjitimiteti i kësaj mbledhje pritet të konfirmohet nga prefekti i qarkut, Keltis Kruja, brenda dhjetë ditësh.
Tabelë
Anëtarët e Këshillit
Bashkiak Tiranë
E majta
PS, 25 anëtarë
Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpëtim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Saliani
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli Çano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama
LSI, 5 anëtarë
Blerina Kazaferi
Shezai Rrokaj
Viron Bezhani
Erisa Zaimi
Endrit Brahimllari
PDS, 1 anëtar
Florian Pullazi
PSV 91, 1 anëtar
Enver Reçi
E djathta
PD, 19 anëtarë
Ferdinand Poni
Suzana Guxholli
Gëzim Karapici
Njazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
Beqir Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli
Bojken Lako
PDIU, 2 anëtarë
Tahir Muhedini
Arian Çuko
PR, 1 anëtar
Maksim Begeja
PLL, 1 anëtar
Agim Kraja
Precedenti
Ish kreu i Bashkisë së Tiranës përballeshe në këshill me anëtarët pavarësisht debateve të ashpra
Shumica PD-LSI më 2009, përmbysje pa probleme në Këshillin e Tiranës
Një përmbysje mazhorance në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka ndodhur dhe në tetor të vitit 2009, kur si pasojë e marrëveshjes politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, shumica në këtë këshill i kaloi mazhorancës së re politike. Por ndryshe nga situata aktuale, shumica e re në këshill, PD-LSI, pati mundësi ta zyrtarizonte veten pa telashe dhe Plani Rregullues i Tiranës u bë preja e parë e kësaj aleance të re. Pavarësisht se zgjedhjet lokale të 2007-s u kishin dhënë forcave të majta shumicën në Këshillin Bashkiak, ai vazhdoi të drejtohej në mënyrë të qetë nga shumica e re e krijuar në vitin 2009. pavarësisht debateve dhe diskutimeve në këshill, pavarësisht divergjencave, ish kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama nuk mungoi në shumicën e mbledhjeve të parlamentit vendor.
Në takimet e para kur u konfirmua maxhoranca e re u krijua shumë tension dhe përplasje të forta, por gjithsesi shumica PD-LSI nuk u pengua të vijonte punën normalisht. Nga rezultatet e zgjedhjeve të 2007-s, PS-ja kishte 21 anëtarë, PD-ja 17 anëtarë, LSI-ja 6, PR-ja 2, PAD-ja 1, BLD-ja 1, PAA-ja 1, PDR-ja 1, PDI-ja 1, PDBNJ-ja 1 dhe PSD-ja 1. Në formimin e shumicës së re në këtë këshill, ndihmuan dhe përfaqësitë e LZHKsë dhe PDK-së me nga një anëtar. Pas firmosjes se koalicionit qeverisës PD-LSI, ku përfshihej në kushtet e këtij bashkimi dhe bashkëpunimi në nivelin lokal, ra ndje