E Diel, 1 Nëntor 2026

Blomeyer: Kërkesat maksimaliste të platformës serbe nuk ndihmojnë procesin

Parashtrimi i kërkesave maksimaliste siç ka bërë Qeveria e Serbisë me Platformën e saj për Kosovën, nuk e ndihmon procesin e dialogut që po zhvillohet midis kryeministrit Thaçi dhe atij serb Dacici. Kështu tha për Radio Kosovën ambasadori gjerman në Kosovës Dr. Peter Blomeyer.

Palët duhet t’iu përmbahen kornizave të dialogut të cilat i përcakton lady Ashton, ka thënë në intervistë për RTK - Radio ambasadori Blomeyer, i cili ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Gjermanisë për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri dhe për Kosovën si shtet sovran me kufij të paprekshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›