"Blow up" në Marubi
Akademia e Filmit dhe e Multimedias "Marubi" fton dashamirësit e kinemasë në projektimin e filmit të së enjtes. Nesër në orën 19:00 Akademia shfaq dramën aksion "Bloë up" të regjisorit italian Michelangelo Antonioni..
Një fotografi të suksesshëm në Londër, bota e të cilit përbëhet nga moda, muzika, marihuana dhe seksi, i duket jeta e tij e mërzitshme dhe për të qarë hallin. Një ditë ai aksidentalisht filmon një vrasje. Fakti që ka filmuar një vrasje nuk i bën përshtypje, deri në momentin që fillon të copëzojë negativët, duke zbuluar detaje të skenës. Detajet i copëzon gjithnjë e më shumë, derisa në fund arrin të realizojë një puzzel.
"Bloë up" është filmi i parë që regjisori italian Antonioni ka realizuar në Britani. Interpretojnë Vanessa Redgrave, Sarah Miles, David Hemmings, John Castle, Jane Birkin, Gillian Hills, Peter Boëles, etj. Filmi është prodhim i vitit 1966 dhe zgjat 106 minuta.
Kitarat kroate në Tiranë
Sezoni koncertor ndërkombëtar i muzikës klasike, "Klasik", sjell në Tiranë një kuartet kitarash nga Kroacia. Ditën e premte në orën 19:00 në sallën e Akademisë së Arteve, do të interpretojnë katër kitaristë nga Zagrebi.
Koncerti organizohet nga shoqatat kulturore "Syri Blu' dhe "Miqtë e Muzikës". Ky edicion i 9 i sezonit të "Klasik" parashikon koncerte me pjesëmarrjen e muzikantëve nga vende të ndryshme si Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli.