Blss - Rafajlovski Hetim i pavarur per ngjarjet e 21 janarit dhe fillimi i dialogut mes paleve

DW Si i vleresoni zhvillimet e fundit politike ne Tirane
Petra Blss- Rafajlovski Jam shume e gezuar qe demostrata e te premtes se kaluar ishte paqesore gje qe e vleresoj si nje zhvillim shume pozitiv jo vetem per Shqiperine por edhe per BE dhe me gjere pasi ajo tregoi qe ka menyra paqesore proteste qe duhet te jete prioritet ne Shqiperi. Kam ndjekur tre muajt e fundit te vitit te kaluat ne terren ne Shqiperi kulturen e mungeses se dialogut shkembimin e epiteteve nga klasa politike pra kulturen e sharjeve fyerjeve akuzave reciproke dhe dhe fjalimet plot urrejtje. fare mund te prodhoje nje politike e tille Mungesen e dialogut pa dyshim. Por nga ana tjeter tragjedia e 21 vjanarit mund te shihet si nje shans per palet qe te ulen ne tryezen e bisedimeve per te diskutuar seriozisht. Nga ana tjeter qe kjo te ndodhe historia na ka dhene mesimin qe hapi kryesor eshte mbeshtetja tek faktet pra tek ajo qe ndodhi. Dhe per kete natyrisht ka vetem nje menyre zbatimi i ligjit dhe funksionimi i drejtesise. Perndryshe ka gjasa qe te ndodhin konflikte te tjera potenciale. shte e domosdoshem zbatimi i ligjit dhe qe sistemi gjyqesor te merret me faktet.
DW Kjo do te thote marrja e pergjegjesive perkatese per ate qe ndodhi apo
Petra Blss- Rafajlovski Mendoj qe gjithe klasa politike pavaresisht se ciles ane i perkasin kane nje pergjegjesi shume te madhe per te interpretuart se cfare ndodhi. Mendoj se cdo fjale dhe ton ka rendesine e vet. E kuptoj sesa barre e rende eshte dalja nga kjo situate por eshte e domosdoshme qe te hiqet dore nga mendimi qe pala tjeter eshte armiku dhe akuzat ndaj saj apo nga ai stil i te berit politike qe mbeshtetet ne akuza te ndersjellat per korrupsion stil qe nuk sjell rezultate . Mendoj qe pikerisht tani dhe jo me vone eshte momenti i ktheses se klases politike qe ajo te jete shume e ndershme dhe pastaj pas hetimeve te arrije ne vendime dhe hapa perfundimtare qe ky ose ai person qe ka pergjesi per kete apo ate veprim te largohet nga pozita qe ka. Por kjo duhet bere ne menyre te rregullt nga gjykata dhe jo ne baze te interpretimeve te njeres apo te tjetres pale.
DW Si e komentoni ju moszbatimin nga policia te gjashte flete-arresteve qe Prokuroria e Pergjithshme ka leshuar per hetimin e gjashte gardisteve Hetim nuk do te thote ndjekje penale gardistet pasi ata mund te rezultojne nga hetimi edhe te pafajshem
Petra Blss- Rafajlovski eshtja kyce eshte pavaresia e gjyqesorit dhe kjo eshte sfida kryesore e Shqiperise. Por jo vetem per Shqiperine por edhe per anetaret e reja te BE si Bullgaria dhe Rumania. Por padyshim pergjegjesia bie mbi dy palet. Kur je neqeveri ke pergjegjesi te vecante por edhe opozita ka nje pergjegjesi te jashtezakonshme ne menaxhimin e atmosferes se protestes apo revoltes popullore. Protestat kerkojne nje drejtim profesional per te shmangur cdo lloj dhune Protesta si ajo e 21 janarit mund te coje ne spirale ku dhuna sjell vetem dhune. Por hapja zjarr dhe vrasja e demostruesve pa dyshim eshte nje krim. Pra organizim i nje proteste shoqerohet me pergjegjesi sesi duhet te drejtuar masa e njerezve qe marrin pjese ne te. Nuk dihet se cfare ndodh me mijra njerez qe kane dale ne rruge per shkak te krizes ekonomike ngjarjeve qe lidhen me informacion shtese per korrupsion ne radhet e politikaneve qe per fat te keq nuk eshte ndonje lajm i ri ne Shqiperi.
DW Si e shikoni rolin e faktorit nderkombetar ne kapercimin e situates aktuale
Petra Blss- Rafajlovski Jam krejt e sigurte qe tani Shqiperia ka nevoje per nje mbeshtetje aftatgjate nga faktori nderkombetar. Por situaten duhet ta zgjidhin ne radhe te pare padyshim politikanet e Tiranes dhe jo nderkombetaret. eshtja eshte te gjenden politikane nga te dyja palet qe te jene gati per te dialoguar. Dhe jam optimiste se keta njerez ekzistojne dhe se duhet te ulen ne tryezen e bisedimeve. Natyrisht qe do te kete nje presion te madh nga BE per tu ulur ne bisedime. Ngjarjet e fundit jane nje kthim pas ne procesin integrues evropian te Shqiperise. Dhe ky eshte nje turp per klasen politike pasi integrimi ne BE nuk eshte per politikanet por per popullin e Shqiperise. Prandaj besoj tek populli per te tejkaluar kete situate. Njerezit ne Shqiperi e kuptojne sesa destruktive eshte kjo situate pasi ata e kane pervojen e ngjarjeve te 1997-es dhe e dine se ne cilin drejtim mund te shkojne te tilla protesta dhe atmosfere. Por nuk duhet nxire gjithcka ka edhe zhvillime dinamike pozitive por gjithsesi kjo qe ndodhi eshte nje kthim pas.
DW Pra drejtesi e pavarur pergjegjesi e dy paleve per te nisur dialogun. A jane keto sfidat e momentit
Petra Blss- Rafajlovski Hapi i pare eshte tejkalimi i kesaj situate. Qe do te thote zbatim i ligjit drejtesi funksionale fillim i dialogut. Pastaj vjen sfida e zgjedhjeve lokale ajo e zhvillimit te tyre paqesor. Ketu presioni eshte shume shume i larte nga BE dhe faktori nderkombetar. Shqiperia duhet te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ky eshte prioritet i prioriteteve. Nuk ka rendesi se kush i fiton ato. Respektimi procedurave eshte domosdoshmeri dhe kundershtimi i fuqishem i cdo lloj presioni mbi zgjedhesit.
Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani