E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda para zgjedhjeve te reja

Ne Irlande do te mbahen zgjedhje te reja parlamentare. Qeveria ne largim caktoi si date 25 shkurtin. Me pare kryeministri ne largim Brian Cowen pati nisur procesin e shperberjes se parlamentit. Ai do ti kerkoje presidentes Mary McAleese shperberjen e parlamentit tha Coweni te marten ne Dublin sipas televizionit RTE. Parlamenti i ri pritet te mblidhet per here te pare me 9 mars.

Periudha e tij ne post si kryeminister ka qene nje sfide e madhe tha Cowen-i. Qeveria irlandeze u shperbe gradualisht javet e fundit si pasoje e veshtiresive ekonomike te vendit. Pas doreheqjes se disa ministrave Coweni e dorezoi para me shume se nje jave postin e tij si kryetar i Partise Fianna Fail. Pak pas kesaj koalicionin qeveritar e braktisen te Gjelbrit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Brian Cowen

Dy parti opozitare favorite

Si favorite ne zgjedhjet e reja konsiderohen dy parti te opozites partia e qendres se djathte Fine Gael dhe partia e qendres se majte Partia Laburiste Irlandeze. Synimi i tyre eshte zhvillimi i negociatave te reja per elemente te ndihmes prej 85 miliarde eurosh qe Fondi Monetar Nderkombetar dhe BE i kane dhene Irlandes qe ne dhjetor te vitit te kaluar.

Para se te paraqiste kerkesen per shperberjen e parlamentit kryeministri ne largim Brian Cowen shpalli doreheqjen e tij nga politika. Ne zgjedhjet e reja ai nuk do te kandidoje me ne zonen e tij elektorale tha Coweni. Spekullimet per te ardhmen politike te Cowenit kishin dite qe vlonin pasi ai paraqiti doreheqjen si kryetar i partise Fianna Fail parti ne pushtet. Qe ai nuk do te jete me pjese e zgjedhjeve te reja eshte nje vendim personal tha Coweni. Ai nuk diktohet nga kryetari i ri i partise Michael Martin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Irlanda ndodhet para zgjedhjeve te reja

Kriza financiare goditi qeverine

Ne javet e meparshme Coweni ishte bere objekt kritikash te shumta. Kjo pasi Irlandes se prekur rende nga kriza financiare iu desh qe ne dhjetor te kerkoje shpetim nga BE per te perballuar deficitin financiar dhe malin e borxheve. Per jave te tera qe perpjekur qeveria irlandeze ti bindte tregjet se e kishte situaten nen kontroll dhe se ndihma evropiane nuk qe e nevojshme. Ministri irlandez i financave u paraqiste rregullisht reportereve shifra per gjendjen stabile buxhetore te vendit. Kjo ne nje kohe kur ne medie qe bere e ditur se qeveria irlandeze kishte nisur kontakte me BE per te shqyrtuar mundesine e nje mbeshtetjeje financiare. Ne fund presioni brenda BE qe Irlanda te paraqiste nje lutje per ndihme erdhi duke u shtuar. Iniciatore ishin shtete me probleme financiare si Spanja. Ishte ne radhe te pare ne interesin e tyre qe frikerat per falimentimin e shteteve te BE te mos shfrytezoheshin paraprakisht nga spekulantet ne bursa. Me ne fund Irlanda u detyrua te paraqese lutje per ndihme.

Autor Auron Dodi dpa

Redaktoi Aida Cama 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›