E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Berisha, feudal i vogël, nuk e do integrimin

Debate në Kuvend për Kodin Penal. Patozi: Rama sdo të merret vesh.

Merren vesh serbët me shqiptarët, por jo shqiptarët mes tyre

Maxhoranca dhe opozita kanë debatuar dje në Kuvend për orë të tëra lidhur me ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Gjatë seancës plenare, një ndër figurat e spikatura të PS-së, deputeti Ben Blushi, theksoi se Kodi Penal nuk duhet të pengojë palët të arrijnë miratimin me konsensus të reformave të cilësuara si kyçe për integrimin e Shqipërisë. Blushi, i cili për një kohë të gjatë nuk është përfshirë në debate politike, pohoi dje se palët nuk duhet të pengojnë njëra-tjetren në integrimin e vendit, duke ftuar kolegët deputetë të ndjekin shembullin e Serbisë dhe Kosovës. Sipas deputetit të PS-së, Serbia arriti të marrë statusin e vendit kandidat edhe pse negociatat e saj ishin më të vështira me shqiptarët e Kosovës, ndërkohë kjo gjë nuk ndodhi mes palëve në Shqipëri. Pse është më e vështirë të gjendet një ekuilibër negociatash në Shqipëri dhe është më e lehtë të gjendet ekuilibër në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. Sigurisht që unë si opozitar do të ishte më e këshillueshme të thosha që serbët e kanë më të lehtë se nuk negociojnë me Sali Berishën që kemi ne. Ne negociojnë me Berishën dhe e kemi më të vështirë, por kjo nuk mjafton. Sepse do të ishte humbja jonë, është fatale dhe kjo është një arsye që nuk bind. Pyetja ime është më tej, si ka mundësi që një Kryeministër nuk jep çdo gjë që mund të japë për të marrë statusin e vendit kandidat për vendin e vet. Secili do të jepte çdo gjë për statusin e vendit kandidat, deklaroi Blushi. Ish-kreu i Grupit të PS-së theksoi ndërkaq se Kryeministri Berisha nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE dhe se ky i fundit vuan nga sindroma e feudalit të vogël. Kam përshtypjen se vuan nga një sindromë për të cilën nuk është koshient dhe ai nuk e di sindromën që ka. Është sindromë që ka 1 mijë vjet që shoqëron Shqipërinë, dhe ajo është sindroma e feudalit të vogël. Këtë kanë bërë feudalët e Shqipërisë prej një mijë vjetësh dhe Saliu që merret me histori ndoshta e di se sëmundjen se kupton. Bashkimi Europian shikohet si perandori dhe feudalët e Shqipërisë prej 1 mijë vitesh as kanë dashur të futen dhe as kanë dashur të dalin. Sa më shumë i largoheshin, aq më shumë frikë kishin dhe sa më shumë i afroheshin, aq më shumë frikë kishin. Kjo po i ndodh sot Saliut. Atij i duket se po të afrohet me BE-në i largohet pushtetit, në fakt duke iu afruar, ai i largohet pushtetit dhe këtë ai e nuhat. Na lini zotërinj të bëhemi europianë, kjo është çështja sot, deklaroi deputeti i PS-së, Ben Blushi.
Replikat
Para nisjes së procesit të votimit, kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se opozita do të jepte votën pro Kodit Penal, pasi mosvotimi i kësaj nisme do ti mundësonte Kryeministrit Berisha fajësimin e opozitës për këtë dështim të marrjes së statustit të vendit kandidat. Ta harroni alibinë për të faturuar se opozita është kundra reformave dhe kundër integrimit. Ta harroni alibinë se opozita është penguese për reformën parlamentare, që ju sdoni ta bëni. Ta harroni alibinë se reformën zgjedhore nuk do ta bëjmë. E më së fundi, ta harroni alibinë se tetë rekomandimet e tjera të kërkuara nga BE, deri më sot nuk keni bërë asnjë hap dhe siç duket nuk keni për të bërë asnjë hap, për këtë faturën doni tia lini opozitës. Asnjëherë nuk është vonë për të reflektuar. Ne jemi këtu dhe presim reflektimin tuaj, ashtu sikurse e presin gjithë partnerët ndërkombëtarë, dhe Brukseli e Parlamenti Europian, deklaroi Ruçi. Ndërkaq gjatë replikës, kryetari i demokratëve, Astrit Patozi, theksoi se maxhoranca nuk do të falënderojë të majtët për votën pro Kodit Penal, që ishte një ligj që kërkon 3/5-tat e votave. Një koleg i opozitës bëri me të drejtë pyetjen. Si ka mundësi që merren vesh serbët me shqiptarët dhe nuk merren vesh shqiptarët me shqiptarët?. Unë e kam të njohur përgjigjen, e di arsyen. Mund të merren vesh serbët-shqiptarët, iranianët- izraelitët, koreanët e Jugut koreanët e Veriut, por shqiptarët me shqiptarët nuk mund të merren vesh sa kohë që njërës palë nuk i intereson që të merret vesh, sepse jo vetëm shqiptarët me shqiptarët, jo vetëm opozita me maxhorancën, por edhe vëllai me vëllain nuk merret vesh në rast se njërit prej tyre nuk i intereson të merret vesh, deklaroi Patozi.

Debatet për Kodin Penal
Eduard Halimi:
Votimi i ligjeve me 3/5-tat është i domosdoshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat, mosvotimi do të thotë bllokim. Edi Rama e ka gjetur veten e vet, që mesazhet e partisë i jep me gjuhën e shpendëve, i jep në Tëitter, duke folur me gjuhën biblike se shqiptarët meritojnë apokalipsin nga bora diku, nga thatësira, nga mungesa e energjisë, nga mosintegrimi. Është e qartë se fjalëkalimi i çdo qëndrimi të tij është bllokimi. Siç thotë një proverb amerikan, nëse ecën si rosak, flet si rosak, sillesh si rosak, ndoshta vërtet je rosak.
Dashnor Sula: Do ta përkufizoja qëndrimin tuaj me një shprehje popullore nga Shqipëria e Mesme, ka mundësi dhe ndodh që hedh një budalla një gurë në pus dhe 200 të tjerë të ndershëm tentojnë ta nxjerrin këtë gurë. Ndërsa në rastin tuaj po ndodh që e hodhi budallai gurin dhe 200 të tjerë të opozitës po hedhin gurë të tjerë, dhe ne po nxjerrim gurin e budallait dhe jo 200 gurë të tjerë që i hodhën budallenjtë pas tij.
Ben Blushi: Pyetja ime është më tej, si ka mundësi që një Kryeministër nuk jep çdo gjë që mund të japë për të marrë statusin e vendit kandidat për vendin e vet. Secili do të jepte çdo gjë për statusin e vendit kandidat. Si ka mundësi që Sali Berisha nuk jep mundësi apo detyrime për të ndryshuar KQZ-në për të marrë statusin e vendit kandidat për vendin e vet. Është rast unik në botë, askush nuk do ta bënte këtë gjë… unë besoj se Sali Berisha nuk do të që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE-së. Do të ishte në nderin e tij që kjo të ndodhtë për sa kohë që është në pushtet. Kam vrarë mendjen gjithë këto vite, pse nuk do Sali Berisha të marrë statusin e vendit kandidat? Kam përshtypjen se vuan nga një sindromë për të cilën nuk është koshient dhe ai nuk e di sindromën që ka. Është sindromë që ka 1 mijë vjet që shoqëron Shqipërinë, e ajo është sindroma e feudalit të vogël. Këtë kanë bërë feudalët e Shqipërisë prej 1 mijë vjetësh dhe Saliu që merret me histori ndoshta e di se sëmundjen se kupton. Bashkimi Europian shikohet si perandori dhe feudalët e Shqipërisë prej 1 mijë vitesh as kanë dashur të futen dhe as kanë dashur të dalin. Sa më shumë i largoheshin, aq më shumë frikë kishin dhe sa më shumë i afroheshin, aq më shumë frikë kishin. Kjo po i ndodh sot Saliut. Atij i duket se po të afrohet me BE-në i largohet pushtetit. Në fakt, duke iu afruar ai i largohet pushtetit dhe këtë ai e nuhat. Me gjithë atë ju jeni të keqkuptuar me ne, ne skemi ardhur tju kërkojmë pushtetin, se nuk na e jepni dot. Nuk kemi ardhur tju kërkojmë Kodin Penal, se edhe mund ta votojmë, por as nuk kemi ardhur tju kërkojmë reformën parlamentare e atë zgjedhore, por më shumë se kaq. Na lini zotërinj të bëhemi europianë, kjo është çështja sot.
Gent Strazimiri: Ndodhemi përpara një situate bllokimi. Bllokim i paralajmëruar ishte. Janë dy mundësi: ose të votoni, që do të thotë të keni ndryshuar mendje, ose përndryshe do të mbetemi të bllokuar. Kjo situatë bllokuese është një pretekst i opozitës për ti mohuar Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
Gramoz Ruçi: Ta harroni alibinë për të faturuar se opozita është kundra reformave dhe kundër integrimit. Ta harroni alibinë se opozita është penguese për reformën parlamentare, që ju sdoni ta bëni. Ta harroni alibinë se reformën zgjedhore nuk do ta bëjmë. E më

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›