E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të thyejmë akullin me ish-të përndjekurit politik

Kryetari i selisë rozë Edi Rama ka deklaruar se programi i PS-së për të përndjekurit është rruga e vetme për të adresuar problemet e tyre me dinjitet dhe seriozitet. Duke folur në tryezën për të përndjekurit, Rama theksoi se kjo tryezë është edhe një thyerje akulli publike të mbetur gjatë mes Partisë Socialiste dhe ish-të përndjekurve politik.
 

“Kjo tryezë përbën edhe thyerjen publike të një akulli të mbetur gjatë mes PS-së dhe atyre që vuajtën nën lëkurë barabërinë e regjimit komunist dhe kjo jo se më parë nuk ka pasur komunikim me këtë grup shoqëror por se anjëherë më parë nuk kemi arritur të ulemi bashkarisht për të vendosur piketat e së ardhmes. E di shumë mirë se një pjesë e kësaj shtrese sot jo vetëm nuk përfaqësohet këtu por e sheh me shpërfillje këtë tryezë dhe pse jo fatkeqësisht me përbuzje. Sot ka ende shumë ndër ish të përndjekurit që ende s`kanë marrë asgjë por vijojnë të jenë pengje të një paragjykimi ndaj nesh të mbajtur gjallë qëllimisht nga ana e Sali Berishës dhe e gjithë oborrit të tij ” ka theksuar Rama.

Rama u shpreh se do të mbetet krenar përpara çdo njeriu që ishte në burg asokohe, sepse ishte ndër nismëtarët e pakët për lirimin të gjithë të burgosurve politikë.   Duke kujtuar peticionin dërguar presidentit Ramiz Alia, Rama tha se udhëheqësi i asaj kohe dhe i përhershëm i PD-së së sapoformuar, Sali Berisha më akuzonte që nëpërmjet këtij kompeticioni kërkoja të nxirrja nga burgu llumin e shoqërisë.  "Ne jemi këtu sot, për të nisur të diskutojmë me ish të përndjekurit, për mosintegrimin e plotë të tyre në shoqëri, dhe mosdëmshpërblimin e tyre, si dy pikat kryesore të programit për ish të përndjekurit" ka shtuar më tej Rama.

Kryesocialiste theksoi gjithashtu se asnjëherë nuk ka patur vullnet për zgjidhjen e çështjes së ish të përndjekurve politik por shtoi se PS-ja në programinin e saj ka një formulë reale për të dëmshpërblyer këtë shtresë. “Skema e PS-së për ish të përndjekurit dëmshpërblen brenda një viti ata që janë 75 vjeç si dhe trajtim të shpejtë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit” ka theksuar më tej Rama.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›