Blushi: Deputetët e PS-së, t’i japin fund bojkotit
Të këtij mendimi, janë edhe deputetët e tjerë, si Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Marko Bello. “Partia Socialiste të lexojë raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet dhe të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament, pasi kostoja që do paguajë PS do jetë më e rëndë”, tha Blushi.
Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Kuvendit të ri, duke e konsideruar si jo legjitim këtë parlament, ndërsa kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e të gjitha kutive.