E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj – Blushi: Bojkoti dëmton rëndë PS

Duke theksuar se ata përfaqësojnë një grup më të gjerë deputetësh, Blushi e cilësoi bojkotin një vendim refraktar të kreut Edi Rama dhe në dëm të imazhit të PS-së.

“Ne i kërkojmë grupit të Partisë Socialiste të lexojë qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet”, tha Blushi i cili shtoi se për momentin do të zbatonin vendimin e shumicës. “Për momentin ne nuk do të thyejmë vendimin e shumicës, ne do të respektojmë këtë embargo, megjithëse është e dëmshme për Partinë Socialiste”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti tjetër Arben Malaj, tha se në Partinë Socialiste kohezioni po keqpërdoret për gara individuale dhe të një grupi të vogël njerëzish.

Të prerë në qëndrimin dhe akuzat e tyre ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, deputetët Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello që përfaqësojnë edhe Lëvizjen për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste u shprehën se nuk i druhen përjashtimi të mundshëm nga radhët e partisë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›