E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri izraelit viziton fshehurazi Rusinë

Lajmin e bën të ditur një burim i Kremlinit. "Që në fillim, pala izraelite u përpoq të ruante fshehtësinë e kësaj vizite", bëri të ditur ky burim i mirinformuar, i cili preferoi të mbetej anonim. "Meqë ata e donin një gjë të tillë, e miratuam", shtoi zyrtari.
     
Disa media kanë njoftuar ditët e fundit se kryeministri izraelit e ka kryer këtë vizitë të fshehtë më 7 shtator për të biseduar lidhur me armët që Rusia do t'u shesë "armiqve të betuar" të Izraelit, përkatësisht Sirisë dhe Iranit.   
     
Deri tani, zyrtarët rusë e kanë mohuar zhvillimin e kësaj vizite dhe Netanjahu është takuar me kryeministrin rus Vladimir Putin dhe me presidentin Dimitri Medvedev.
     
Zev Elkin, kreu i grupit parlamentar të Likudit, partia e kryeministrit, ka konfirmuar të enjten se kjo vizitë kishte ndodhur, por nuk u dha asnjë shpjegim zyrtar lidhur me motivet e saj.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›